Një moment i papritur dhe tejet komik ka ndodhur gjatë spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova”, ku moderatorja Jonida Vokshi është bërë protagoniste e një gafe teknike që po bën xhiron e rrjetit.
Gjatë leximit të tekstit promovues për një sponsor, prezantuesja, e rrëmbyer nga ritmi i transmetimit, ka lexuar fjalë për fjalë edhe udhëzimet e brendshme të skaletës.
Në vend që të bënte pauzën e kërkuar, Jonida shqiptoi me zë të lartë frazën: “(pret pak reagim)”, e cila ishte thjesht një shënim regjisorial për të dhe jo tekst për publikun.
Edhe pse publiku në studio dhe banorët nuk e vunë re në moment, rrjetet sociale si TikTok dhe Instagram kanë shpërthyer menjëherë me video dhe meme, duke e cilësuar si një nga gafat më pikante të edicionit.
Deri më tani, moderatorja nuk ka reaguar rreth këtij lapsusi viral.
Përveç këtij episodi gazmor, mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me zhvillime të forta, si largimi i papritur i Linda Reit për arsye shëndetësore, rikthimi i Shkurtës në shtëpi dhe hyrja e re e Labinot Rexhës, i cili ndezi menjëherë debate të ashpra me banorët.
