Ndodh dhe kjo/ Ish-partnerja e këtij banori kërkon përkthyes: “Nuk po e kuptoj atë në BBVK”

Një situatë sa komike aq edhe e pazakontë ka ndodhur jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”, ku protagoniste është bërë ish-partnerja e njërit prej banorëve më të komentuar, Klodian Mihajt.

Bëhet fjalë për Michelle, ish-të dashurën italiane të banorit, e cila duket se po e ndjek me interes rrugëtimin e tij në reality show.

Megjithatë, ajo ka hasur në një pengesë të madhe: gjuhën shqipe, e cila po e pengon të kuptojë dinamikat e ish-partnerit të saj pas një viti lidhjeje.

Për këtë arsye, ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale ku i bën një thirrje të hapur ndjekësve shqiptarë për ndihmë.

Ajo shprehet: “Përshëndetje djema! Kërkoj një shqiptar që flet italisht rrjedhshëm, që i pëlqejnë reality show dhe që mund të përkthej gjithçka që bën ish-i im i fundit, pas një viti lidhje. Nuk e di nëse e keni ndjekur, Klodi i cili është pjesë e Big Brother Kosova, sepse nuk i kuptoj asnjë fjalë. Njoftim shumë serioz, të bëhemi miq.”

Kjo kërkesë e saj ka ngjallur menjëherë reagime dhe humor në rrjet, duke treguar se pavarësisht ndarjes, kurioziteti i saj për të parë se çfarë po bën Klodi brenda shtëpisë mbetet i lartë.