Getoar Selimi thyen rregullin për të bijën, publikon mesazhin që do t’ju përlotë

Reperi i njohur Getoar Selimi ka emocionuar ndjekësit ditën e sotme me një dedikim të rrallë dhe plot ndjenja për vajzën e tij, Marget, e cila feston 4-vjetorin e lindjes.

Artisti, i cili zakonisht tregohet shumë i rezervuar me jetën private, këtë herë ka vendosur të thyejë rregullin. Ai publikoi një foto të vogëlushes së veshur me fustan, duke zbuluar kështu portretin e saj, të cilin çifti e ka ruajtur me fanatizëm nga sytë e publikut.

Krahas fotos, Getoari shkroi fjalët e zemrës: “Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bëre 4 vjeçe, ti më bëre baba me plot kuptimin e fjalës. Tani e gjithë jetën do të mburrem me ty…”

Ai pranoi se emocionet e bëjnë të vështirë gjetjen e fjalëve të duhura, duke shtuar: “Më duket sikur nuk do t’ia dal kurrë të shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty”, dhe e mbylli urimin me fjalët: “Të dua pa fund!”

Ndërsa rrjeti u mbush me urime nga miq e kolegë për Margetin, ra në sy fakti se nëna e saj, moderatorja Marina Vjollca, ende nuk ka bërë një dedikim publik për ditën më të lumtur të vogëlushes së tyre.