Psikologjia e ngjyrave: Ja çfarë tregon ngjyra e rrobave që vishni për gjendjen tuaj shpirtërore

A keni menduar ndonjëherë pse një mëngjes zgjidhni instinktivisht të kuqen e ndezur, ndërsa të nesërmen mbuloheni me të zeza nga koka te këmbët?

Sipas psikologëve, kjo zgjedhje nuk është aspak e rastësishme, por një pasqyrë e drejtpërdrejtë e nënvetëdijes suaj.

Rrobat që vishni dërgojnë sinjale të fuqishme te të tjerët, por mbi të gjitha tregojnë se si ndiheni brenda vetes. Ja kuptimi i fshehtë i ngjyrave kryesore:

E Zeza (Pushtet dhe mbrojtje): Përdoret nga ata që duan të duken seriozë dhe autoritarë, por shpesh funksionon si një “mburojë” emocionale për të mos lejuar të tjerët t’ju afrohen tepër.

E Kuqja (Pasion): Ngjyra që tërheq vëmendjen më shpejt. Nëse e keni zgjedhur sot, ndiheni të guximshëm, plot energji dhe gati për t’u përballur me botën.

Bluja (Besim): Krijon besim dhe qetësi. Nëse jeni veshur me blu, me shumë mundësi po kërkoni paqe të brendshme pas një periudhe stresuese.

E Bardha (Fillime të reja): Tregon dëshirën për liri, pastërti mendore dhe optimizëm për të nisur një kapitull të ri.

Grija (Neutralitet): Është zgjedhja e ditëve kur doni të jeni “të padukshëm”, logjikë dhe të mbaroni punët pa u bezdisur nga askush.

 E Verdha/Portokallia (Optimizëm): Janë antidepresantë natyralë. Nëse guxoni t’i vishni, humori juaj është në kulm dhe po rrezatoni pozitivitet.

 Jeshilja (Harmoni): Tregon se jeni person me këmbë në tokë dhe po kërkoni ekuilibër emocional ose shërim.

Pra, hidhini një sy pasqyrës: a përputhet veshja me atë që ndjeni? Ndonjëherë, për të ndryshuar humorin, mjafton thjesht të ndërroni bluzën!