Familja e 18-vjeçares në ‘BBVK’ bën reagimin e fortë, i bën thirrje produksionit: Kjo është e papranueshme

Situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” është rënduar ndjeshëm orët e fundit, duke kaluar kufijtë e lojës dhe duke detyruar familjarët e njërës prej banoreve të ndërhyjnë publikisht.

Në qendër të këtij tensioni është banorja më e re e shtëpisë, Elijona Binakaj (18 vjeç), e cila është vënë nën një trysni të vazhdueshme nga disa banore të tjera, veçanërisht nga Benita dhe Alba.

Sjellja e tyre ndaj saj është cilësuar si bullizuese nga publiku dhe tepër e rëndë për moshën e saj.

Pas këtyre zhvillimeve, familja Binakaj ka lëshuar një deklaratë urgjente, duke kërkuar masa nga produksioni.

Ata shprehen: ”Kemi ndjekur me shqetësim të madh disa situata, ku Eljona është vendosur nën presion psikologjik. Në veçanti, veprimet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar ose veprime fizike penguese ndaj saj, janë të papranueshme për ne si familje.”

Kjo situatë ka alarmuar edhe rrjetin, ku komentuesit kanë dënuar ashpër sjelljen ndaj 18-vjeçares, ndërsa tani të gjithë sytë janë te produksioni për të parë nëse do të ketë masa disiplinore ndaj banoreve që po ushtrojnë këtë presion.