FIFA ka përjashtuar tre vende nga Kupa e Botës për ‘arsye politike’

Jemi vetëm shtatë muaj larg startit të edicionit të 23-të të Kupës së Botës, i pari në histori me 48 skuadra, që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa emocionet shtohen dhe shortet e fundit po hidhen për të kompletuar grupet, vëmendja kthehet edhe te ana e errët e medaljes: kur politika ndalon futbollin.

Së fundmi është hedhur shorti i play-off-it europian, por një mungesë e madhe vazhdon të jetë Rusia, e cila mbetet e pezulluar nga të gjitha garat e FIFA-s dhe UEFA-s.

Megjithatë, Rusia nuk është e vetmja. Gjatë historisë së këtij kompeticioni global, tre kombe janë përjashtuar zyrtarisht për arsye madhore politike:

  • Afrika e Jugut: U përjashtua për shkak të aparteidit racial. Ajo u pezullua fillimisht nga FIFA në vitin 1961, u përjashtua plotësisht në vitin 1976 dhe u rikthye në arenën ndërkombëtare vetëm në vitin 1992.
  • Jugosllavia: U përjashtua në vitin 1992 si pasojë e sanksioneve të OKB-së gjatë konflikteve në Ballkan. Pas shpërbërjes, Serbia dhe Mali i Zi vazhduan nën emra të rinj deri në pavarësimin e tyre në 2006.
  • Rusia: Rasti më i fundit. Ajo u përjashtua nga Kupa e Botës 2022 dhe tashmë edhe nga edicioni i vitit 2026 pas pushtimit të Ukrainës, duke mbetur jashtë çdo kompeticioni ndërkombëtar.

Këto precedentë tregojnë se, pavarësisht natyrës bashkuese të sportit, organet më të larta të futbollit kanë marrë masa drastike dhe përjashtuese kur gjeopolitika dhe të drejtat e njeriut janë vënë në rrezik.