Publikohet fragmenti i filmit të Luizit & Kiarës (Video)

Çifti më i komentuar i momentit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë ndezur rrjetin duke publikuar më në fund fragmentin e parë vizual të projektit të tyre të përbashkët kinematografik.

Pas konfirmimit se po punojnë intensivisht për një film – gjë që Kiara e pranoi se i ka kushtuar netë pa gjumë dhe lodhje të madhe – dyshja ka ndarë me ndjekësit teaser-in e parë zyrtar në Instagram.

Në videon e shkurtër, shfaqet Kiara duke buzëqeshur në mënyrë enigmatike dhe Luizi me një shprehje të theksuar habie dhe gëzimi në fytyrë, ndërsa mbi pamje shkruhet fraza misterioze: “Po ndodh diçka… dhe askush s’e kupton”.

Videoja shoqërohet me muzikë ritmike dhe mbyllet me konfirmimin e datës së madhe të premierës: Shkurt 2026.

Ky klip i shkurtër, i cili lë të kuptohet për një skenar me surpriza dhe ndoshta nota komedie romantike, ka entuziazmuar menjëherë fansat, të cilët tashmë kanë nisur numërimin mbrapsht për të parë dyshen e tyre të preferuar në ekranin e madh.