Një nga banorët që iu bashkua mbrëmë shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”, Getoari, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut me historinë e tij të veçantë të dashurisë.
Para hyrjes në shtëpi, në një intervistë të dhënë së bashku me bashkëshorten e tij, ai zbuloi detaje interesante nga jeta e tyre private.

Getoari tregoi se partnerja e tij është me origjinë siciliane dhe se ata janë njohur në Belgjikë, vend ku ai jeton prej më shumë se tre dekadash.
Gjatë rrëfimit, banori zbuloi edhe dëshirën e prindërve të tij para se të martohej, të cilët kishin preferuar një nuse nga trojet shqiptare. Ai tha: “Ne jemi njohur në Belgjikë, unë kam 31 vite që jetoj atje… Babi dhe Mami më kanë thënë ‘mere Shqiptare’.”
Pavarësisht kësaj këshille, dashuria triumfoi dhe çifti kurorëzoi lidhjen e tyre 6-vjeçare me një ceremoni madhështore.
“Dasmen e kemi bërë në Turqi vitin e kaluar dhe ka zgjatur pesë ditë,” tregoi Getoari, duke premtuar se festa nuk mbaron me kaq: “Kismet dasmën do e bëjmë edhe në Kosovë.”
Kjo histori multikulturore dhe detajet e dasmës luksoze e kanë vendosur Getoarin në qendër të komenteve pozitive që në nisje të rrugëtimit të tij televiziv.
