Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova nisi mbrëmjen e djeshme me një atmosferë të zjarrtë.
Dyert e shtëpisë më të famshme në vend u hapën dhe banorët eksploruan ambientet ku do të kalojnë javët e ardhshme.
Një nga veçoritë më të spikatura të këtij sezoni është dhoma e gjumit me dy kate, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve.

Ky ambient është projektuar me një stil modern dhe komod, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për pushim dhe për të kaluar momentet e privatësisë brenda shtëpisë.

Përveç dhomës së gjumit, shtëpia ofron hapësira të shumta për argëtim dhe aktivitet, duke përfshirë sallën e lojërave, ku banorët mund të marrin pjesë në sfida.

Ka gjithashtu një kuzhinë të madhe dhe të pajisur plotësisht.
Ambienti ka gjithashtu ndriçim të veçantë dhe detaje estetike që e bëjnë të duket modern.

