Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj nuk janë më pjesë e programit të mëngjesit Wake Up.
Sot, të dyja munguan në karriget e prezantueseve në studion e Top Albania Radio.
Prej kohësh ato, së bashku me Blendin, kishin krijuar një treshe të dashur për publikun, me shumë energji dhe kimi në moderim.
Megjithatë, thuhet se një konflikt i fortë mes dy moderatoreve ka qenë arsyeja që çoi në largimin e tyre nga emisioni.
Këtë mëngjes Blendi nisi programin me një partnere të re përballë: Heidi Bacin, të cilën ai e kishte vlerësuar një ditë më parë për pozitivitetin dhe energjinë e saj. Ende nuk është e qartë nëse Heidi do t’i bashkohet Wake Up si prezantuese zyrtare apo nëse kjo paraqitje ishte vetëm e përkohshme.
