Bora Zemani ka vendosur të reagojë për herë të parë lidhur me zërat e fundit që qarkulluan në rrjet për një ndarje të mundshme nga partneri i saj, Donald Veshaj.
Çifti, i cili mbetet ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, shpeshherë vihet në qendër të vëmendjes për dinamikat e marrëdhënies së tyre, ku çdo detaj interpretohet si krizë.
Gjatë një rrëfimi në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Bora sqaroi se e kuptoi situatën vetëm nga reagimi i ndjekësve pas një postimi të thjeshtë, duke u habitur nga intensiteti i mesazheve.
Ajo tha: “Unë e mora vesh që ishte shpërndarë një lajm për ndarjen tonë, kur postova një foto të Donaldit. Mu mbush Instagrami me mesazhe: ‘Shyqyr që nuk jeni ndarë!’ Më thonin shpesh, sa herë postoja foto me Donaldin.”
Moderatorja tregoi se kur verifikoi lajmet, pa se aludimet shkonin deri në detaje të paqena si arsye të ndarjes. “Bëhem kurioze dhe hap të shoh ç’po ndodh, ku ishin këto lajme që jemi ndarë. Fusnin dhe arsye të tjera, xhelozia, që kanë fshirë fotot në IG… por asgjë nuk ishte e vërtetë,” shtoi ajo.
Me këtë deklaratë të drejtpërdrejtë, Bora Zemani u ka dhënë fund spekulimeve të javëve të fundit, duke përgënjeshtruar zërat dhe duke konfirmuar se marrëdhënia e tyre vijon të jetë e qëndrueshme.
