Moderatorja e njohur Bora Zemani, e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ka shuar kureshtjen e shumë fansave duke folur për herë të parë rreth mundësisë për t’u bërë pjesë e “Big Brother” si konkurrente.
Edhe pse emri i saj është lakuar shpesh, sidomos pas historisë së bujshme në edicionin e parë me partnerin e saj Donald Veshaj, Bora ka qenë e prerë në përgjigjen e saj.
E pyetur nëse do ta ndërmerrte një hap të tillë, ajo u përgjigj negativisht, duke e cilësuar formatin si tepër të vështirë për natyrën e saj.
Ajo tha: “Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot.”
Më tej, moderatorja shpjegoi se e ka ndjerë presionin e këtij formati edhe pa qenë brenda shtëpisë, duke iu referuar periudhës kur Donaldi ishte banor. “Në këto kushte që kam qenë, i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë intensive, shumë, shumë mbytëse sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale,” shpjegoi ajo.
Kjo deklaratë e Borës konfirmon se, pavarësisht famës që sjell ky reality show, presioni publik dhe ekspozimi i jetës private mbeten arsye të forta që e mbajnë atë larg rolit të konkurrentes.
