Postimi i papritur i Ronela Hajatit për tradhtinë ngre dyshime

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve mëngjesin e sotëm me një postim të papritur në “Instastory”.

Hajati, e cila vetëm pak kohë më parë bëri publike lidhjen e saj romantike, duket se ka lëshuar një mesazh të koduar.

Ajo postoi disa kohë më parë një album me partnerin, duke shkruar: “Profil profesional, po fotot e zemrës aty, mundësisht me një bonus brenda,” duke konfirmuar se edhe pse po e kthente profilin në profesional, nuk do t’i fshihte fotot me të.

Por mëngjesin e sotëm, ajo ka publikuar një fjali që ngre dyshime për probleme të mundshme në romancën e saj. Në postimin në Instastory, Ronela shkroi: “Disa e kalojnë kohën duke u përpjekur ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar”.

Ndonëse nuk dihet nëse ky është një koment i lidhur me jetën e saj personale apo thjesht një mendim i rastësishëm, ky postim ka ngjallur kureshtje të madhe.

Megjithatë, vlen të theksohet se fotot e saj me partnerin nuk janë fshirë nga profili i saj në Instagram.