Ndodh në Shqipëri/ U maskua si grua për t’i shpëtuar policisë, kapet burri

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Roskovec, ku një 69-vjeçar ka bërë një përpjekje të dëshpëruar për të thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Burri, banues në fshatin Strum të Roskovecit, ishte nën masën e sigurisë që e detyronte të qëndronte brenda banesës së tij dhe të mos kishte kontakte me jashtë.

Në një përpjekje për të shmangur kontrollin policor dhe për të shijuar lirinë, 69-vjeçari mendoi një skemë të veçantë: ai u vesh si grua dhe doli të qarkullonte në rrugët e fshatit.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjes së tij, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë syrit të autoriteteve. Lëvizjet e tij kanë tërhequr vëmendjen dhe ai ka rënë në prangat e policisë së Fierit, duke i dhënë fund aventurës së tij të shkurtër jashtë shtëpisë.