Spektakli i “Big Brother VIP Kosova 4” ka nisur mbrëmjen e sotme me zbulimin e surprizave të para, ku më e madhja është padyshim shtëpia e re me dy kate.
Ishte bërë e ditur prej ditësh nga produksioni se për herë të parë shtëpia do të kishte një kat të dytë, por pamjet e tij mbaheshin sekret, duke shtuar kureshtjen e publikut për funksionin e tij.
Teksa spektakli ka nisur dhe janë prezantuar banorët e parë, janë zbuluar edhe pamjet e shumëpritura të këtij ambienti të ri.


Nga ato që u panë, në katin e dytë ndodhen vetëm dy krevate, të cilat duket se do të jenë një privilegj i madh brenda shtëpisë dhe jo të disponueshme për të gjithë.
Mbetet për t’u parë në vijim se kush do të jenë banorët me fat që do të kenë privilegjin të flenë në katin e dytë dhe se si do të menaxhohet ky avantazh i ri në lojën që sapo ka filluar.
