Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se dy moderatoret e mëngjesit Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi kanë pasur një debat të fortë mes tyre, i cili ka degraduar deri në përplasje fizike.
Pas gjithë bujës, treshja reagoi mëngjesin e sotëm, duke mohuar që të ketë patur një përplasje mes tyre, e për më tepër fizike.
Si fillim, Blendi Salaj u shpreh: “Nuk ka ndodhur kurrë”.
Më pas, Neada u shpreh: “Nuk është bukur të flasësh për këto [skandale]. Edhe nuk është se e kemi famën jetike dhe kaq të rëndësishme që ta bazojmë imazhin tonë në skandale të tilla. Të paktën për mua… Nuk jam përfshirë asnjëherë në përplasje fizike dhe nuk pretendoj ta bëj. E bëj këtë punë me kënaqësinë më të madhe dhe nuk mendoj se do arrija deri…ai është fundi për mua”.
Ndërsa Enxhi theksoi mes të tjerash: “Na është trashur lëkura. Nuk na bëjnë më përshtypje [budallëqet e njerëzve]”.
