Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Angli, e cila do të zhvillohet më 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.
Policia ka marrë masa të posaçme për shoqërimin dhe sigurimin e ekipit kombëtar të Anglisë, nga momenti i mbërritjes në aeroportin e Rinasit, gjatë qëndrimit në hotel, në lëvizjet drejt stadiumit dhe rikthimin në aeroport.
Më 16 nëntor, nga ora 14:00 deri pas përfundimit të ndeshjes, do të vendosen kufizime të qarkullimit rrugor në disa akse pranë stadiumit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
Rrugët që do të bllokohen janë:
“Papa Gjon Pali II”;
“Dervish Hima”;
“Asim Zeneli”;
“Themistokli Gërmenji”;
“Ismail Qemali” (kryqëzimi i Liceut);
“Mustafa Matohiti” (pranë shkollës “Kosova”);
“Jul Variboba” (pranë postës);
“Lekë Dukagjini” (pranë ish-Gardës së Republikës);
“Avdyl Frashëri” (kryqëzimi i Librit Universitar); “Skerdilajd Llagami”;
“Faik Konica
