Pas sigurimit të kualifikimit në fazën e Play-Off-it të Botërorit 2026, lojtarët e Kombëtares Shqiptare shpërthyen në festë, por një moment i papritur bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku Elseid Hysaj u detyrua ta merrte me forcë Armando Brojën për ta bashkuar me shokët e ekipit.
Kombëtarja arriti një sukses historik, duke fituar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Andorrës, ndërkohë që rivali kryesor, Serbia, humbi ndaj Anglisë 2-0, duke konfirmuar zyrtarisht kualifikimin e Shqipërisë në Play-Off.
Gjatë festimeve të mëdha, në pamjet virale u vu re se Armando Broja ishte ulur i vetmuar në stolin e lojtarëve zëvendësues, i zhgënjyer nga performanca e tij në lojë dhe nuk dëshironte të ishte pjesë e festës. Elseid Hysaj, një nga liderët e ekipit, nuk e lejoi këtë.
Ai u afrua te Broja dhe e tërheq zvarrë nga krahu për ta bashkuar me pjesën tjetër të lojtarëve që po festonin arritjen historike.
Ky gjest i Hysajt tregoi qartë unitetin e Kombëtares dhe faktin se në momente të tilla, asnjë lojtar nuk duhet të ndihet i veçuar.
