Dhurata e çmendur e Kreshnikut për Dafina Zeqirin (Foto)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit një surprizë tejet të veçantë nga bashkëshorti i saj, Kreshniku.

Në rrjetet sociale, Dafina publikoi pamje të një Rolls Royce – një makinë që mund të kushtojë deri në 500 mijë euro.

Krahas fotove, ajo shkroi edhe një mesazh romantik që mori menjëherë vëmendjen e fansave:

“Ai erdhi me makinën e tij… dhe u sigurua që unë kurrë të mos udhëtoj me diçka më pak.”

Postimi u bë viral brenda pak minutash, ndërsa ndjekësit e kanë komentuar me urime dhe mbështetje, duke përgëzuar gjestin e Kreshnikut dhe dhuratën mbresëlënëse për këngëtaren.