Big Brother VIP Kosova 4 vjen me risi: Për herë të parë me dy opinioniste femra

Sezoni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm, duke thyer një traditë të vendosur të formatit të reality show-t.

Publiku ishte mësuar në tre sezonet e para me një panel opinionistësh i cili përbëhej nga një mashkull dhe një femër, ku secili sillte një qasje të ndryshme në analizën e lojës.

Por këtë vit, produksioni ka ndërmarrë një hap të guximshëm dhe ka vendosur që për herë të parë, formati të mos ketë një duo mikse, por do të ketë dy opinioniste femra.

Lajmi, i cili vjen nga burime pranë produksionit, tregon se kjo risi pritet të krijojë dinamika të reja në studio. Ndërkohë, emrat e tyre po mbahen surprizë, por thuhet se bëhet fjalë për dy figura shumë aktive në rrjetet sociale dhe që njihen me botën e reality show-ve.

Kjo lëvizje strategjike e producentëve buron si reagim ndaj dinamikave që morën hov në edicionin e kaluar, ku u pa që analiza e marrëdhënieve dhe debateve emocionale u pritën më mirë nga publiku kur adresoheshin nga opinionistet femra.