Xhelozia dhe pengjet: Turjan Hysko zbulon pse nuk shkoi kurrë në Top Channel, flet për Arbanën dhe Ledionin

Moderatori dhe producenti Turjan Hysko ka folur hapur në podcast-in e Dalina Buzit, duke rrëfyer pengjet profesionale dhe ndjenjat e xhelozisë që ka ndjerë për emisione të suksesshme që ai besonte se kishte kapacitetin t’i prezantonte.

Gjatë rrëfimit për karrierën e tij 20-vjeçare, Hysko shprehu admirim të madh për punën e Dritan Hoxhës, ndërsa zbuloi se i vetmi televizion në të cilin nuk ka hyrë ende është Top Channel:

“Një nga pengjet profesionale që kam është që nuk kam njohur Tan Hoxhën. Në aspektin, si strukturë flas. Unë nuk kam shkuar akoma në Top Channel, për ta mbyllur ciklin e plotë të televizioneve.”

Turjani u tregua i sinqertë edhe për ndjenjën e xhelozisë që ndiente kur shihnte suksese të kolegëve të tjerë. Ai përmendi:

“Kur unë shihja Top Fest-in, Këngën Magjike apo Big Brother- in, aty më kapte trishtimi.”

Më pas, ai shtoi: “Të jem i singertë, kur shihja Arbanën, Ledionin, kush e bënte Top Fest-in atëherë, ndihesha xheloz, shumë. Sepse e dija dhe muzikën si funksiononte. Ndihesha xheloz në atë kohë, tani jo.

Ai theksoi se e dinte që e kishte kapacitetin “për ta ‘kafshuar’ atë skenë”.

Turjani e mbylli duke thënë se u largua nga televizioni pasi nuk kishte çfarë të bënte më, duke shtuar se nuk kthehet më në të pa e pasur punë të tretë.