Rama kapet ‘mat’, shpërthen në ulërima në telefon: A je ti bashkë-kryetar?

Është publikuar një video ku Kryeministri Edi Rama shihet në Itali, teksa zhvillon një bisedë telefonike me tone të larta dhe tensionuese.

Në pamjet e filmuara, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët:

“Mbledhje grupi… Ti ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni..”, dëgjohet kryeministri të thotë mes të tjerash.

Personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Arbjan Mazniku, por kjo nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se vizita e Ramës në Romë vjen në kuadër të Samitit Ndërqeveritar Itali-Shqipëri.

Mbledhja e përbashkët pritet të finalizohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve.