Aksident i rëndë në vend: Shoferi mbyll derën para kohe, e moshuara humb këmbën

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore, ku një zonjë e moshuar ka mbetur e lënduar rëndë pasi dyshohet se shoferi i autobusit të linjës së Kamzës ka mbyllur derën para kohe, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas dëshmive të pasagjerëve, shoferi i autobusit nuk ka pritur që e moshuara të zbriste plotësisht dhe ka mbyllur derën. Si pasojë e kësaj, e moshuara ka mbetur e plagosur rëndë, duke i “këputur këmbën”. Ajo është dërguar menjëherë me ambulancë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët bëjnë me dije se zonja qëndronte në azil dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të kontaktojnë me asnjë familjar.

Ata bëjnë apel që familjarët apo të afërmit e saj të paraqiten sa më parë në spital.

Burimi: JOQ Albania