Pas humbjes tragjike të vëllait, Eldion Kelmendi, një person i afërt i fituesit të “Big Brother VIP Albania”, Gjestit, ka folur hapur për gjendjen e tij shëndetësore dhe emocionale.
Gimbo, DJ i njohur dhe mik i ngushtë i Gjestit, i ftuar në një intervistë për Shpend Lipën, ndau detaje për tragjedinë, duke e cilësuar humbjen si një “bam” dhe duke shprehur ngushëllimet për familjen.
Ai theksoi se Gjesti ka qenë motivimi i tij kryesor për të punuar: “Ne jemi dyshja që gjithmonë kemi besuar se mund të arrijmë më lart.”
Përballë heshtjes totale të Gjestit, i cili nuk ka folur publikisht për tragjedinë, Gimbo u shpreh se miku i tij po e përballon më mirë situatën. Ai tha: “Momentalisht është mirë, po rri me familjen.”
Kjo është hera e parë që një person i afërt i Gjestit flet për gjendjen e tij. Gimbo zbuloi se ish-banori i BBVA po kalon më shumë kohë me familjen për të gjetur qetësinë dhe mbështetjen e nevojshme pas humbjes së papritur.
