Robert De Niro pritet të luajë në një film të ri për luftën në Kosovë, i cili pritet të xhirohet pikërisht atjr.
De Niro dhe 71 aktorë të tjerë të Hollivudit kanë nënshkruar zyrtarisht kontrata për të marrë pjesë në këtë projekt, i cili do të portretizojë realitetin tragjik të gjenocidit të kryer nga forcat serbe.
Lajmi për nënshkrimin e kontratës me De Niron është konfirmuar edhe nga producenti Fitim Krasniqi.
Xhirimet kanë filluar tashmë këtë vit dhe prodhimi pritet të kalojë në intensitet të plotë vitin e ardhshëm për të përfunduar filmin.
