Pamje të reja nga atentati në Rinas (Video)

Pamje të reja janë publikuar nga atentati afër aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani.

Në pamjet e reja, shfaqet momenti kur automjetit tip “Mercedes Benz” ku udhëtonte Dani i bëhet pritë nga një automjet që kishte hapur krahun në anë të rrugës.

Sapo afrohet automjeti ku ndodhej Dani, tre persona dalin nga makina dhe zbrazin karikatorët në drejtim të makinës, e cila ndalon pas disa metrave.

Më pas, një tjetër person afrohet pa nxitim drejt automjetit, ku qëllon sërish me armë për t’u siguruar mbi vdekjen e shënjestrës së atentatit.

Pamjet nga News24: