E fundit: 16-vjeçari e goditi me grusht, ndërron jetë 55-vjeçari

Një 55-vjecar nga Durrësi ka ndërruar jetë pas një sherri me një 16-vjeçar. Ngjarja është regjistruar disa ditë më parë në Shkallnur të Durrësit.

Burime nga policia e Durrësit thonë se 4 ditë më parë, 55- vjecari është përfshirë në një konflikt me një bashkëfshatarin e tij.

Gjithçka ka nisur pasi 55-vjecari kishte ofenduar një fëmijë dje ky i fundit i ka treguar te vëllait. Vëllai ka shkuar dhe e ka qëlluar disa herë me grushte 55-vjeçarin.

Në gjendje të rëndë, 55-vjecari është dërguar për ne spital, ku ndërroi jetë pak ditë më vonë. Policia e Durrësit ka arrestuar 16-vjecarin.