Visjan Ukcenaj ironizon Ramën: Lëri projektet e 2030-tës, bën dot gjë tani ?

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj, ka përdorur rrjetet sociale për të ironizuar Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, duke kërkuar llogari për problemet aktuale të qytetarëve, në vend të projekteve afatgjata.

Ironia e Ukcenajt u shpreh përmes një videoje, ku ai kritikoi ashpër fokusin e vazhdueshëm të qeverisë te planet e së ardhmes, ndërkohë që problemet bazë të qytetarëve nuk po zgjidhen, siç është trafiku i rënduar.

Aktori u shpreh: “Përshëndetje të dashur miq. Më pëlqejnë shumë projektet e qeverisë për të ardhmen. Në vitin 2028 do bëjmë këtë, në 2027 këtë. Në 2030 kemi plan këtë.” Më pas, ai e theksoi ironinë, duke thënë: “Ore dakord në 2030, se s’dihet ku do jemi mbase vdesim, po tashi o tashi bëni dot gjë. Që s’dalim dot nga shtëpia. Do bëni dot gjë tani o flori? Lëri cik pushim ato të 2030-ës, tani bëjmë dot gjë?”

Ky reagim i Ukcenajt vjen në një periudhë kur zërat për menaxhimin e dobët të infrastrukturës, sidomos në Tiranë, po shtohen, duke e kthyer humorin e aktorit në zë të shqetësimit qytetar.