Blogerja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Dea Michelle, ka reaguar së fundmi ndaj pyetjes së fansave nëse do të pranonte të ulej në karrigen e opinionistes për sezonin e ri të spektaklit.
Dea Michelle, e cila ka qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend gjatë sezonit të dytë, e konsideron pozicionin e opinionistes si shumë të bukur dhe të rëndësishëm, por njëkohësisht si një përgjegjësi të madhe.
Përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ish-banorja u shpreh: “Është një pozicion shumë i bukur në një format shumë të bukur dhe të ndjekur. Por është përgjegjësi e madhe të japësh opinione për veprimet e disa njerëzve të cilët ti i shikon vetëm nga ekrani.”
Ajo theksoi se fjalët e opinionistëve duhet të jenë të balancuara dhe me objektivitet, pasi: “në izolim, fjalët e opinionistëve janë ndër të paktat lidhje që banorët kanë me botën jashtë, ndaj duhet të jesh shumë i formuar dhe i përqendruar.”
Megjithatë, Dea Michelle pranoi me humor se përqendrimi nuk është pika e saj më e fortë, por la derën hapur, duke shtuar se nëse do t’i jepej mundësia, “do të bënte maksimumin e saj”.
Mbetet për t’u parë nëse Dea do të jetë pjesë e formatit në një rol të ri.

