3 zhdukjet misterioze në të njëjtën rrugë në Përmet! Ka dyshime se mund të…

Arjan Dumi, shefi i Komisariatit Përmet, në një përgjigje për ZËRI, ka dhënë detaje në lidhje me hetimin që po kryhet sa i përket ngjarjes së rëndë, ku tre persona rezultojnë të zhdukur në dy vite pa asnjë gjurmë.

Konkretisht, Agron Çumani është parë për herë të fundit para 3 ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë dhe prej atëherë asgjë nuk dihet për fatin e tij. Në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur gjurmët prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë shenjë, as nga familjarët, as nga komuniteti, dhe as nga autoritetet policore.

Dumi njofton se në lidhje me rastet janë angazhuar katër grupe kontrolli të pajisur me drone për kërkimin dhe shpëtimin e personave të shpallur të humbur.

“Jemi të angazhuar plotësisht si komisariat Policie, kemi ngritur 4 grupe kontrolli të pajisur me drone secili grup për kërkim shpëtimin e personit të shpallur të humbur, dhe emergjencat e bashkisë janë të angazhura. Për pjesën tjeter te hetimit jemi duke punuar për të dokumentuar rast pas rasti. Qëndroni në kontakt ju lutem me zëdhënsen në DVP Gjirokastër” shpreht Dumi për ZËRI.

Ndërkohë burime të tjera për ZËRI raportojnë se rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, duke njoftuar se Agron Çumani, vuante nga skleroza.

Dyshimet janë se tre personat mund të jenë hedhur në lumin Vjosë.

Situata alarmante ka ngritur shumë pyetje tek banorët e zonës, teksa pritet që hetimi i nisur të ketë një rezultat.