Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ekziston një skenar politik, duke theksuar se “loja e Yuri Kim ishte që të krijonte klasën e re politike”.
Ajo gjithashtu pretendon se padia për zv.kryeministren Belinda Balluku është bërë nga Lulzim Basha.
Në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Kryemadhi tha se Basha është i vetmi politikan që ndaj tij nuk ka një hetim pasuror për pasurinë.
“Ai është i vetmi politikan që ka 23 milionë dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare. Nuk kemi hetim pasuror”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi gjithashtu akuzoi Bashën si kryetarin vetëm partie që ka 540 milionë dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari, duke theksuar mungesën e hetimeve nga SPAK.
“Ka një skenar. Loja e Yuri Kim ishte që të krijonte klasën e re politike. Erion Veliaj nga PS dhe Bashën nga PD. Arrestimin e Berishës dhe Metës. Padinë për Ballukun e ka bërë Basha. Në varrimin e Fatos Nanos erdhi edhe Basha. Ai është i vetmi politikan, i cili ka 23 mln dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare. S’kemi hetim pasuror. Éshtë i vetmi kryetar partie që ka 540 mln dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari. Por nuk kemi hetim. SPAK-ut kanë ardhur faturat për GSIS, dhe ka dalë siç ka thënë LSI.“, tha ajo.
