Ish-konkurrentja e njohur e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka surprizuar ndjekësit me postimin e fundit në Instagram, ku ka treguar përfundimin e shtëpisë së saj të re.
Në videon e publikuar, ajo ka ndarë pamje “para dhe pas”, duke treguar ndryshimin e jashtëzakonshëm të hapësirës që tani është shndërruar në një shtëpi moderne dhe plot stil.
Në fillim të videos shihet ambienti gjatë punimeve, me mure të papërfunduara dhe dysheme të mbuluara nga materialet e ndërtimit, ndërsa më pas çdo gjë merr formë të re, një sallon elegant me ndriçim të ngrohtë, mobilim minimalistik dhe detaje që reflektojnë shijen e Alvisës për estetikë dhe thjeshtësi.
Krahas postimit, ajo ka shkruar: “Nuk ishte fat… ishte punë, durim dhe besim.”
