Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit: Vlorë, Mat, Cërrik, Berat dhe Tepelenë.
Në prag të votimit, Kryeministri Edi Rama ka pyetur drejtpërdrejt kandidatët e Partisë Socialiste se sa përqind të votave presin të marrin.
Ky veprim i Kryeministrit vjen si një tregues i fokusit të Partisë Socialiste te këto zgjedhje, të cilat shihen si një test i rëndësishëm politik në nivel lokal.
Rama u kërkoi kandidatëve të japin parashikime të prerë mbi përqindjen e votave që do të marrin në bashkitë e tyre përkatëse.
