Belinda Balluku plas ‘bombën’, nxjerr zbuluar kryeministrin Rama: “Veprova sepse…”

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dyshohet se ka implikuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama në skandalin e tenderit të Tunelit të Llogarasë.

“Voxnews.al” zbulon se Balluku ka deklaruar se nuk ka vepruar “me kokë të vet”, por me porosi të Ramës për të paracaktuar fituesin.

Skandali i tenderit të Llogarasë, ku u denoncua se projekti i miratuar i mungojnë dy ura (duke çuar korrupsionin e dyshuar në 75 milionë euro), është thelluar ndjeshëm, ndërsa Balluku vijon të jetë nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas Voxnews.al, burime pranë zëvendëskryeministres tregojnë se Balluku u ka rrëfyer bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë se: “të njëjta mesazhe që ka me Ervis Berberin, ka edhe me Edi Ramën.” Kjo është një deklaratë shumë e rëndë, pasi mesazhet e Ballukut me ish-vartësin, Ervis Berberi, sipas dosjes së SPAK, tregojnë garën fiktive në tender dhe ndërhyrjen e zv.Kryeministres për paracaktimin e fituesit.

Sipas këtyre deklaratave të zv.kryeministres, fundosja e saj do të sjellë edhe fundosjen e Edi Ramës. Përfshirja e Kryeministrit besohet të jetë arsyeja kryesore se përse Rama ka shmangur shkarkimin e saj, megjithëse akuzat dhe shifrat janë shumë më të rënda se rastet e mëparshme.

Rama ka evituar përballjen me median, madje duke mbyllur konferencën me Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato, kur një gazetar kërkoi ta pyeste për Ballukun.