Xheneta Fetahu zbulon domethënien pas bluzës misterioze në klipin e ri: Po, ishte e Gjestit!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj të fundit në videoklipin e këngës së Adri Rrogaqit dhe Iliriana Sadriut.

Në disa skena emocionuese, ajo shihet duke përqafuar një bluzë duke shpërthyer në lot, një moment që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pas pamjeve që shumë shpejt u bënë virale, fansat nisën të hamendësojnë se bluza që ajo mbante kishte një domethënie të veçantë.

Shumë prej tyre dyshuan se bëhej fjalë për bluzën e Gjestit, ish-partnerit të saj, me të cilin Xheneta kishte ndarë momente të afërta gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së.

Thashethemet morën hov në rrjet, me ndjekës që kërkonin një reagim nga vetë Xheneta.

Ajo zgjodhi të flasë përmes një live në TikTok, duke pranuar publikisht se bluza në klip ishte vërtet e Gjestit.

“Po, ishte bluza e tij”, – u shpreh hapur Xheneta.

Videoklipi, përveçse u komentua për mesazhin emocional, u kthye në një moment reflektues për Xhenetën, e cila duket se ende ruan kujtime të forta nga periudha e “Big Brother VIP Kosova”.