Një ngjarje e rëndë, e cilësuar si krim i dyfishtë, ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku kanë mbetur të vrarë dy persona.
Sipas raportimeve, viktimat janë dy vëllezër me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri është dhëndri i familjes, banues në Komunën e Drenasit.
Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, gjeti edhe një armë zjarri.
I dyshuari për krimin është aktualisht në arrati, ndërsa Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë tragjedi familjare.
