Nis indeksimi i pagave në sektorin publik, kategoritë që preken

Kryeministri Edi Rama tha se projektbuxheti i 2026 përfshin fillimin e indeksimit të pagave të punonjësve publikë në nivel qendror dhe lokal.

Për punonjësit e shëndetësisë veç indeksimit vjetor do të nisë edhe llogaritje a vjetërsisë së punës , bëri me dije Rama përmes një videomesazhi në Facebook.

Projektbuxheti është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat në sektorin publik, qoftë në nivel qendror dhe vendor. Kjo është një politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 ml euro që në vitin e parë shumës që mandati i 4 do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjithë kategorive shoqërore. Konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, shoferë, sanitarë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 1-0 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Për herë të parë në shëndetësi do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë”, tha ai.