Doni Xhoni prezanton partneren e tij të re, por vëmendje mori ky detaj (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me një femër misterioze.

Don Xhoni, i cili preferon të mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut, ishte në një lidhje të komentuar me modelen ruse Ariana Lirey, romancë që përfundoi kohë më parë.

Mbrëmjen e djeshme, ai postoi një foto ku shihet krah një partnereje të re, por identiteti i saj mbetet i paqartë pasi këngëtari ka zgjedhur të mos e zbulojë atë.

Në këtë imazh, ai shprehu një mendim të tij mbi marrëdhëniet e sotme. Ai shkroi: “Romantika s’po ka, se mangupa janë bërë krejt.”

Ky mesazh u interpretua nga fansat si një reflektim ironik mbi natyrën e lidhjeve romantike në ditët e sotme, ndërsa misteri mbi identitetin e femrës e lë publikun të spekulojë për romancën e re të reperit.