Personi në foton e mëposhtme është i ndjeri Juris Becaj, 21 vjeç, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore.

I riu pësoi një arrest kardiak gjatë orarit të punës. Sipas dëshmive, kolegët tentuan disa herë të njoftonin ambulancën, por telefonatat nuk u hapën.
Ambulanca mbërriti me vonesë dhe, pasi i dha adrenalinë, Jurisi hapi sytë për pak çaste, por rreth dhjetë minuta më pas ndërroi jetë në fabrikë. Punëtorët tregojnë se, pas ngjarjes, u mblodhën për t’i bërë nderimet të ndjerit dhe për të mos vazhduar punën, por drejtuesit e fabrikës i paralajmëruan me përjashtim.
Ndërkohë, sipas tyre, po thuhet se i riu ka vdekur në spital, për të shmangur përgjegjësinë e fabrikës si rast vdekjeje në vendin e punës dhe detyrimin për të paguar sigurimin jetësor. Sipas kolegëve, Juris nuk kishte shfaqur shenja sëmundje, madje merrej me palestër.
