Shumë e dashuruar/ Heidi Baci konfirmon romancën e re pas ndarjes nga Romeo Veshaj

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Heidi Baci, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe ka lënë të kuptohet se është e dashuruar.

Gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”, ajo u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse beson ende te dashuria dhe nëse aktualisht ndihet e lumtur.

“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund t’ju jap një këshillë, mos hiqni dorë nga dashuria. Është gjëja më e bukur. Po, jam shumë e lumtur,” – tregoi ajo, duke e lënë publikun të kuptojë se ka nisur një romancë të re.

Gjatë bisedës, ajo u pyet gjithashtu nëse do të ndryshonte diçka nga rrugëtimi i saj në Shqipëri dhe nga fama që fitoi pas Big Brother VIP.  Heidi tregoi se ka mësuar ta pranojë jetën siç vjen, pa u penduar për asgjë.

“Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë. Unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje,” – u shpreh ajo.