Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me deputetët e Tiranës këtë të mërkurë, duke nisur në orën 19:00.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Rama kërkoi që të ruhet lidhja me komunitetin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar këtë si një angazhim të premtuar ndaj qytetarëve.
Në mbledhje Rama ka diskutuar me deputetët për problematikat e kryeyqtetit nëse zgjedhjet në këtë bashki do të mbaheshin javën e ardhshme.
Rama kërkoi angazhim nga deputetët për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të mbajtur premtimet e dhëna ndaj komunitetit.
