Të rinjtë po përtojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale për një arsye të *çuditshme*

Një numër gjithnjë në rritje i të rinjve nga Gjenerata Z po zgjedhin të mos kenë marrëdhënie intime, duke i dhënë përparësi pavarësisë personale dhe financiare.

Sociologët po vëzhgojnë me vëmendje këtë trend, pasi të rinjtë po përqafojnë qëllimisht jetën single dhe po shmangin përgjegjësitë që vijnë me marrëdhëniet romantike, si ndarja e faturave apo shpenzimet për takime.

Pavarësia dhe kontrolli mbi jetën e tyre shihet si një shenjë force dhe autonomia, ndërsa kursimi i parave për vete mbetet opsioni më i thjeshtë.

Psikologët nënvizojnë se nivelet e larta të ankthit dhe njëfarë infantilizmi po u reduktojnë dëshirën për intimitet dhe marrëdhënie fizike. Për këtë arsye, shumë të rinj po fokusohen te aktivitetet individuale si vrapimi dhe palestra, që u japin kontroll mbi trupin dhe mendjen e tyre.

Për shumë prej tyre, kjo nuk është një “krizë romantike”, por një mënyrë e re për të jetuar me vetëbesim në një botë që ndryshon shpejt. Ky trend po ndryshon perceptimin mbi lidhjet dhe intimitetin mes të rinjve.