Kryeministri Edi Rama ka njoftuar publikisht se duke filluar nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten muaj pas muaji, duke shtuar se kjo është një rritje shtesë ndaj indeksimit të zakonshëm vjetor.
Kryeministri dha shifrat konkrete të objektivit të qeverisë, duke premtuar se në fund të mandatit pensionet do të jenë si më poshtë:
Pensioni urban me vitet plota pune do të shkojë në 40,000 lekë (nga 27,350 lekë sot).
Pensioni urban i pjesshëm do të shkojë mesatarisht 22,000 lekë (nga 15,850 lekë sot).
Pensioni rural do të shkojë 18,000 lekë (nga 11,500 lekë sot).
Pensioni i invaliditetit do të shkojë 30,000 lekë (nga 20,000 lekë sot).
Për të arritur këto shifra, Rama detajoi rritjen që do të nisë nga janari 2026, e cila do të jetë si vijon:
Pensioni urban në vitet të plota pune do të rritet 1,800 lekë.
Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë.
Pensioni rural do të rritet 1,000 lekë.
Pensioni familjar do të rritet 700 lekë.
Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë.
Ky njoftim synon të adresojë shqetësimet e shtresës së pensionistëve dhe premton një përmirësim gradual të të ardhurave të tyre gjatë muajve në vijim.
