Cristiano Ronaldo bën deklaratën e fortë për Leo Messin dhe trazon rrjetin

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka reaguar ashpër ndaj ish-shokut të skuadrës, Wayne Rooney, pasi ky i fundit kishte deklaruar se Leo Messi ishte futbollist më i mirë se Ronaldo.

Rivaliteti mes Ronaldos dhe Messit është tema më e madhe e dekadës në futboll, por deklarata e Rooney, i cili ka luajtur krah Ronaldos te Manchester United, u bë virale.

Në një intervistë për Piers Morgan, Ronaldo nuk e mbajti veten. I pyetur për komentet e Rooney-t, ai u përgjigj:

“Rooney thotë se Messi është më i mirë se unë? Më vjen keq, por nuk jam dakord. Më vjen keq… nuk jam dakord. Nuk dua të jem modest.”

Ky reagim tregon se Ronaldo është i sigurt në vetvete dhe nuk pranon të vlerësohet më pak se rivali i tij i madh, duke e theksuar se ai nuk është modest në vlerësimin e karrierës së tij.