Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga partneri

Neda Balluku, moderatorja e njohur, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e ministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë, sipas burimeve të “Voxnews”.

Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.

Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë t spektaklit Big Brother Albania. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën t martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai dhe vajza e tyre, Suzie.