Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar Arani, ka ndarë me publikun një lajm të mrekullueshëm, vetëm pak muaj pas martesës së saj: ajo dhe bashkëshorti, Etjen Ymeraj, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni romantike buzë detit këtë verë, e cila u zhvillua në një atmosferë intime dhe plot harmoni.
Tashmë, Luar ka vendosur të ndajë lajmin e shtatzënisë me ndjekësit e saj përmes një postimi artistik në Instagram. Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet hija e saj pranë partnerit dhe një palë balona në formë zemre, duke zgjedhur një mënyrë simbolike për të zbuluar lajmin.
Mbi foto, këngëtarja ka shkruar: “Pasagjer i ri në bord,” një frazë e shkurtër, por e mbushur me ndjenja.
Ky lajm i bukur shënon një kapitull të ri në jetën e çiftit, duke e bërë familjen e tyre edhe më të plotë

