Do të jetë opinioniste e “Big Brother Vip”? Flet Dalina Buzi

Prej disa ditësh nëpër portale të ndryshme qarkullon lajmi se Dalina Buzi do të ishte e ulur në kolltukun e opinionistes në edicionin e radhës në “Big Brother VIP Kosova”.

Por, Dalina, ka vendosur t’i japë fund tymnajës në rrjet, duke i përgënjeshtruar aludimet. Përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh:

Ma keni çuar shumë vetë këtë lajmin, por jo, nuk do të jem opinioniste në “BBVK”. Gjithsesi, mësova që është super kast dhe se këtë vit po bëhen investime të mëdha për të rritur cilësinë e transmetimit”.

Më tej, u uroi suksese në këtë projekt Alaudin Hamitit dhe Olsa Muhametit.