Olta Gixhari merr vëmendje me veshjen e saj për Halloween

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale me zgjedhjen e saj të veshjes për festën e Halloween-it, duke u shfaqur me një kostum murgeshe shumë provokues.

Olta Gixhari, e cila shpesh eksperimenton me stilin dhe pamjen, postoi një fotografi ku shfaqej e veshur me një kostum murgeshe, por në një version mjaft seksi.

Kostumi ishte i zi, me supet e zbuluara dhe një të çarë të lartë, që ekspozonte këmbët e veshura me rrjetë. Ajo e kishte plotësuar pamjen me një kryq të madh të varur në qafë dhe me grim të theksuar.

Aktorja e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Nje murgeshe gazmore”.
Kjo zgjedhje e Olta Gixharit ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e komplimentojnë për guximin dhe format e saj fizike, duke e bërë pamjen e saj një nga më të komentuara të festës së Halloween-it.