Ermal Mamaqi: Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë

Gjatë një interviste televizive, Ermal Mamaqi ka deklaruar se çdo person, që pas moshës 40 vjeçare, apo edhe më tej, vazhdon të jetë i varfër, “e meriton të jetë i tillë”.

Duke folur për karrierën, biznesin dhe konceptin e suksesit, Mamaqi u shpreh se njeriu në jetë merr gjithmonë atë që toleron dhe se çdo rezultat është pasojë e zgjedhjeve personale.

“Unë besoj se nuk ka rëndësi nëse je 40 apo 60 vjeç. Ke gjithmonë kohë të ndryshosh, por nëse je aty ku je, unë mendoj se e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, qeverinë që kemi, punën që kemi. Marrim atë që tolerojmë. Nëse toleron një shef që të trajton keq, një partner që s’të respekton, apo veten tënde kur ha tortë, ajo që merr është pasojë e asaj që ke toleruar. Çdo gjë është rezultat i tolerancës sonë,” – deklaroi Mamaqi