Aktori dhe biznesmeni Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Top Albania Radio’ me Ronaldo Sharkën ku foli pa dorashka për karrierën dhe jetën e tij personale.
Mes të tjerash, aktori shtangu me një deklaratë gazetarin, pasi u shpreh se pavarësisht martesës disa vjeçare me Amarda Toskën, ka një lidhje paralele me një 67-vjeçare.
“Kam dhe një grua atje që është te shtëpia e të moshuarve në Tiranë. E ka emrin Dallëndyshe dhe është e dashura ime”, tregon Ermali.
“Dashnore. Se ti je i martuar“, ndërhyn Sharka.
“Duhet të jetë 67-vjeç. Amarda është dakord për këtë”, shtoi Ermali mes të qeshurash.
Sigurisht, e gjitha ishte në kuadër të një shakaje.
